2012, udhëtim nëpër botë

Ngjarjet të cilat lanë gjurmë në historinë e bots: sipas kronologjisë..

JANAR

13 janar – Anija luksoze “Kosta Konkordia”  godet  në rërë në Isola de Giglio, Itali, duke lënë të vdekur 15 vetë.

14 janar – Një vetëvrasës me bombë vret 53 persona dhe plagos 130 të tjerë në Basra, Irak.

SHKURT

1 shkurt – Të paktën 73 njerëz vriten në trazirat egjiptiane gjatë një ndeshje futbolli në Port Side.

6 shkurt –  Një tërmet me magnitudë prej 6.9 ballë godet Filipiniet duke lënë të vdekur 43 persona.

6 shkurt –  6 shkurt – Mbretëresha Elisabet II shënon përvjetorin e saj të 60-të duke u bërë Monarku i Britanisë.

11 shkurt – Forcat ajrore izraelite kryejnë katër sulme ajrore në Rripin e Gazës.

12 shkurt Gurbanguly Berdimuhamedoë rizgjedhet president i Turkmenistanit me 97 për qind të votave.

15 shkurt – Zjarri në burgun Comayagua, Honduras, vret 358 vetë.

17 shkurt –  Rreth 70 artefakte të vjetra olimpike vidhen nga Muzeu Arkeologjik i Greqisë.

21 shkurtElektorati në Jemen shkojnë në votime për zgjedhjet presidenciale, ku kandidati i vetëm në fletëvotimin është zëvendës-presidenti  Abd Rabbuh Mansur al-Hadi

25 shkurt  – Armata siriane vret 100 civilë gjatë sulmit raketor në Homs dhe Harna.

26 shkurt – Filmi “Artisti” fiton pesë çmime Oskar dhe bëhet filmi i parë i heshtur që fiton çmimin që nga viti 1927

MARS

1 mars – Eurozona arrinë papunësinë historike prej 10.7 për qind.

4 mars – Vladimir Putin fiton zgjedhjet presidenciale ruse midis dyshimeve për mashtrim të votuesve

12 mars –  45 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, masakrohen nga armata siriane në Homs.

30 mars –  Mega llotaria amerikane godet një rekord botëror prej 640 milionë dollarë.

PRILL

3 prill – Presidenti amerikan Barak Obama zyrtarisht emërohet si kandidat presidencial i Partisë Demokratike.

4 prill –  Presidenti i Serbisë, Boris Todic jep dorëheqje.

11 prill – Tërmet me magnitudë prej 8.6 ballë dhe tronditje prej 8.2 ballë godet brigjet e Indonezisë.

20 prill – Rrëzohet një aeroplan afër Islamabadit, Pakistan, duke u vrarë 127 persona.

26 prill – 70 njerëz vriten nga shkrepja e raketës nga ana e armatës siriane në qytetin Hama.

MAJ

6 maj –  Francois Hollande zgjedhet president i Francës.

7 maj – Vlladimir Putin bën betimin për mandatin e tretë si president i Rusië.

14 Maj – 1500 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite bien dakord për t’i dhënë fund grevës me uri.

20 maj – Tomisllav Nikolic zgjedhet president I Serbisë.

25 maj – Mbi 116 njerëz masakrohen, duke përfshirë gra dhe fëmijë, nga ana e armatës siriane në Houla, në provincë të Homsit.

31 maj – Egjipti zyrtarisht i jep  fund gjendjes së jashtëzakonshme prej 31 vitesh.

QERSHOR           

3 qershor – Rëzohet një aeroplan në Logos, Nigeri, duke humbur jetën 152 pasagjerë dhe 40 persona në vendbanimet.

13 qershor – Një seri e bombave nëpër Irak vrasin 93 persona dhe plagosin 300 njerëz.

16 qershor – Coca-Cola fillon biznesin në Mianmar pas 60 vitesh.

19 qershor – Një burrit në Arabinë Saudite i pritet koka për magji.

24 qershor – Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane bëhet President i Egjiptit.

KORRIK

1 korrik – Reprezentacioni futbollistik i Spanjës mposht Italinë me 4-0 për të fituar UEFA Euro 2012.

18 korrik – 6 turistë izraelitë vriten dhe 30 të tjerë plagosen, pasqë një bombë shpërthen në një autobus turistik në aeroportin e Burgasit, Bullgaria.

23 korrik – Një seri e sulmeve nëpër Irak vrasin 103 njerëz.

27 korrik – Mbretëresha Elizabeth II njofton hapjen e Olimpiadës 2012 në Londër në ceremoninë e hapjes.

GUSHT

11 gusht – 153 njerëz janë vrarë dhe 1300 të plagosur në Tabriz, Iran dhe Ahar pas dy tërmeteve prej 6.4 magnitudë.

16 gusht –Themeluesit tëi Ëikileaks, Julian Assange i jepet azil politik nga Ekuadori.

22 gusht – Rusia dhe Vanuatu bëhen anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë

25 gusht – 330 njerëz  vriten si pasojë e konfliktit sirian.

25 gusht – 85.000 njerëz zhvendosen nga përmbytjet e rënda në Mianmar.

28 gusht – Mitt Romney emërohet zyrtarisht si kandidat presidencial i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHTATOR

2 shtator – Hiqet ndalesa disadekadëshe nga televizioni shtetëror në Egjipt për femrat e mbulura.

7 shtator – 64 njerëz janë vrarë dhe 715 janë plagosur, pas një seri tërmetesh në jug-perëndim të Kinës.

9 shtator– Armenia fiton FIDE Olimpiadën e 40-të në shah.

11 shtator – Konsullata e SHBA-ve në Bengazi, Libi, sulmohet dhe digjet, duke vrarë pesë persona, përfshirë edhe ambasadorin amerikan.

26 shtator – Sindikatat greke thërrasin në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër masave të kursimit.

28 shtator – Nigeria pezullon fluturimet për në Arabinë Saudite, pasi qindra gra nigeriane udhëtuan pa përcjellje të mashkullit.

TETOR

4 tetor – Parlamenti i Turqisë miraton operacionet ushtarake ndërkufitare në Siri.

4 tetor – Legjendëa e Formula 1,  Michael Schumacher, del në pension.

6 tetor – Paolo Gabriele, kupëmbajtësi i Papa Benedikti i XVI-së, është shpallur fajtor për vjedhjen e dokumenteve konfidenciale dhe dënohet me 18 muaj burgim.

12 tetor – Bashkimi Evropian fiton Çmimin Nobel për Paqen, duke shkaktuar një sërë komentesh.

29 tetor – Uragani Sandy godet Neë Jersey që rezulton me 110 vdekje dhe  50 miliard dollarë dëme.

NËNTOR

1 nëntor – Shkencëtarët zbuluar prova të dritës nga yjet e para të universit, parashikuan që janë formuar 500 milionë vjet pas Big Bangut

6 nëntor – Barak Obama fiton mandatin e dytë presidencial duke u bërë kështu presidenti I 44-të i SHBA-ve.

10 nëntor – Sulmi izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza vret 5 dhe plagosë 30 persona.

21 nëntor – Izraeli dhe Hamasi negocojnë për armëpushim

24 nëntor – Stili Gangnam bëhet videoja më të shikuar në Youtube duke tejkaluar 808.000.000 klikime.

DHJETOR

2 dhjetor – Borut Pahor zgjedhet President i Sllovenisë.

11 dhjetor – Fizicienti britanik, Stephen Haëking, fiton Çmimin Themelor për Fizikë prej 3.000.000 dollarë, që njëherit paraqet çmimin më fitimprurës akademike në botë.

14 dhjetor – 28 persona, përfshirë 20 fëmijë, qëllohen për vdekje në Sandy Hook shkollën fillore në Neëtoën, Connecticut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button