fbpx

Struga e varfër për Vitin e Ri

Qyteti turistik i Strugës do ti kalojë festat e vitit të ri pa ndonjë eveniment të veçantë, qyteti nuk është i stolisur, përveçse në disa pjesë të cilat nuk arrijnë të krijojnë atmosferë dhe ti japin pamje festive.

Organet komunale të qytetit nuk kanë organizuar asgjë për të tërhequr turistë në këtë prag festash , gjë kjo qe dëshmon se në ketë rajon “hajrin” këtij fundviti sërish do tja shohë qyteti i Ohrit, ku sipas pronarëve të hoteleve të atjeshëm, tashmë nuk ka vende të lira deri në 3 janar të 2013-ës.

Varfëria në aspektin organizativ dhe mungesa e atmosferës festive ka detyruar një pjesë të qytetarëve që duan të festojnë të ikin edhe për ne qytetet tjera të Maqedonisë si dhe në Shqipëri.
Struganët nuk habiten tashmë nga ky fenomen, ngase siç thonë ata kjo gjë nuk paraqet ndonjë risi për qytetin liqenor. “Kjo nuk është hera e parë, edhe vitin e kaluar por edhe vitet e tjera nuk ka pasur organizime për vitin e ri, do te festojmë ne shtëpi”, shprehet një qytetar i Strugës.

Një pjesë e të rinjve të cilët nuk kanë alternativë tjetër theksojnë se Vitin e Ri do ta presin nëpër klubet e qytetit. “Nuk kemi mundësi të tjera, detyrimisht do të festojmë në ndonjë lokal të qytetit, sepse tjetër zgjidhje nuk kemi” thonë disa gjimnazistë struganë. 
Përveç komunikacionit të rënduar i cili është krijuar nga kthimi i gurbetqarëve pranë familjeve të tyre, Struga nuk të ofron asnjë element tjetër që të bën të kuptosh se jemi ne periudhë festash. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button