Radhë kilometrike të pritjes së shqiptarëve për t’u futur në Greqi (VIDEO)

Radhët e gjata në pikën kufitare të Kakavijës shtrihen për më se 20 kilometra tashmë, ndërkohë që ka persona prej 3 ditësh që presin të kalojnë.

Ora News sjell pamje me dron nga situata dramatike që po kalojnë qytetarët për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet radha e makina në njërin krah të rrugës nuk ka fund.

Ndërkohë, mund të shihen njerëz të cilët kanë dalë nga makinë dhe janë ulur në hijet e pakta të pemëve aty pranë duke pritur.

Radha shkëputet disi në pikat e kryqëzimeve të rrugëve, për të lejuar kalimin e makinave.

Rreth orës 15:00 lëvizja e makina u zhbllokua, por është duke u kryer shumë ngadalë.

Deri më tani raportohet që në 3 orë lëvizje kanë kaluar rreth 1250 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button