Qeveria e Kosovës sqaroi: Mbesin në fuqi masat për hyrje-dalje në territorin e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të njëzetekatërt, ndër të tjera ka miratuar edhe vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

Qeveria e Kosovës më 13 korrik kishte marr vendim që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës që të hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë se nuk kanë COVID-19 dhe se duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ në Sars COV-2. Siç sqaron Qeveria në njoftimin shtesë mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tonë.

“Për të shmangur paqartësitë eventuale, sqarojmë se ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa pikave të caktuara kufitare me këto vende, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se janë hequr masat dhe protokollet e deritanishme kundër pandemisë COVID 19. Pra, vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat që Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e vendit tone”, thuhet në sqarimin e Qeverisë.

Ndërkohë, prej nesër të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për hyrje në Serbi duhet të kenë test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë.

Ndryshe, Mali i Zi prej nesër do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengen ku përfshihet dhe Shqipëria. Janë ndaluar kategorikisht deri më 5 shtator udhëtimet e personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërprerja e lidhjes ajrore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë si dhe vendimi që i referohet kufijve tokësor vazhdohet deri më 15 gusht 2020, ka njoftuar zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button