Komiteti i Helsinkit: Organet kompetente duhet urgjentisht të sigurojnë kushte për arsim edhe për fëmijët me pengesa

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Shkup, u bën apel të gjitha institucioneve relevante, të cilat vendosin për mënyrën e punës së shkollave në vitin e ri shkollor, t’i marrin parasysh edhe nevojat e fëmijëve me pengesa, përkatësisht të sigurojnë kushte përkatëse për inkuadrim të tyre të papenguar në procesin arsimor, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Që nga fillimi i pandemisë së Kovid-19, fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, e veçanërisht fëmijët me pengesë janë ballafaquar me sfida të shumta në procesin arsimor. Onlajn platformat për mësim në distancë, të cilat e zëvendësuan mësimin e rregullt, i kanë përjashtuar pjesën dërmuese të fëmijëve me pengesa. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka vënë në pah rrezikun nga përjashtim i zmadhuar i fëmijëve me pengesa në procesin arsimor si rezultat i krizës momentale. Vlerësohet që këta fëmijë do të kenë më së paku dobi nga aplikimi i zgjidhjeve alternative për mësim në distancë, me çka ndërlidhet mungesa e përkrahjes në shtëpi, mungesa e qasjes në internet, mos pasje e softuerit për qasje dhe materialet mësimore”, thekson Komiteti i Helsinkit.

Duke e pasur parasysh që ende nuk është shpallur konkurs për zgjedhje të asistentëve arsimor, e drejtë të cilën gjatë vitit të kaluar shkollor patën mundësi ta shfrytëzonin vetëm numër i vogël i fëmijëve nga të gjithë ata që kishin nevojë, ekzistojnë indikacione që edhe me fillimin e vitit të ri shkollor fëmijët me pengesa nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, thuhet në komunikatë.

Komiteti i Helsinkit përkujton që edhe në prag të vitit të ri shkollor, pjesë e madhe e nxënësve ende nuk kanë qasje në internet dhe pajisje kompjuterike, as materiale përkatëse arsimore për realizim të onlajn mësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button