Natën e Vitit të ri, ulen çmimet e karburanteve

Në ndërrimin e viteve në të gjitha pompat e karburanteve nëpër Maqedoni dizeli dhe benzina od të kushtojnë për gjysmë denari më lirë. Sipas njoftimit të Komisiont Rregullator të energjetikës çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 80 denarë, kurse EURODISEL (D-E V) do të jetë 71 denarë për litër. 

Çmimi i EUROSUPER BS-98  dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të njejtë, ose do të shiten për 82 përkatsëisht 60 denarë për litër. Sipas vdenimit të KRRE-së për 0.855 denarë për kilogram zvogëlohet çmimi i mazutit me çmimin me pakicë, i cili në të ardhmen do të shitet për 40.867 denarë për kilogram. 

Si arsye e zbritjes së çmimeve është theksuar rritja për 0.42% e çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe zvogëlimi i kursit të dollarit amerikan për 1.33% në krahasim me denarin e Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button