Disa këshilla për grimin e Vitit të Ri

Veçmë jeni përgatitur për Vitin e ri në lidhje me atë se çfarë do të vishni, por një nga përgatitjet më të rëndësishme të  cilën nuk guxoni ta harroni është grimi. Ja  disa këshilla për këtë.

1. Grimi duhet të përshtatet me flokët

Para se të filloni me grimin, së pari mendoni për  stilin e flokëve. Në qoftë se  i mblidhni ato, atëherë mund  të vendosni grim i cili bie më shumë në sy, të përdorni buzëkuq me ngjyrë të kuqe, ndërsa në qoftë se  flokët i keni të lëshuara, ju përshtatet efekti i smokey eyes, por përdorni  ngjyra më neutrale.

2. Mos vendoni shumë pudër

Me qëllim që t’i mbulojnë mangësitë, ndonjëherë vendojmë më shumë pudër, e cila pastaj e arrin efektin e kundërt. Prandaj, së pari lyejeni fytyrën me krem, pastaj  pudër, ndërsa harroni pudrën në pluhur.

3. Dy  shtresa të pudrës me ngjyrë

Mollëzat mund t’i theksoni ashtu që të përdorni dy shtresa të pudrës. Nën mollëzat përdorni pudër me ngjyrë  kafe, ndërsa në mollëza do të përdorni nijansë ngjyrë rozë. Do të fitoni pamje më të freskët.

4. Kujdes me lapsin e zi  

Sytë patjetër që duhet t’i theksoni, por keni kujdes mos ta përdorni në masë të tepruar lapsin e zi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button