S’do ketë 50 deni në 2013

Monedhat e metalit të njohura si 50 deni do të tërhiqen nga qarkullimi nga 1 janari 2013. Këto monedha kryesisht kanë qenë pjesë e bankave, ndërsa qytetarët shumë pak kanë pasur rastin të përdorin apo të mbajnë ato për shkak të vlerës tejet të ulët. 50 deni përbën gjysmën e 1 denari dhe është valuta më e ulët vendore.

Kjo monedhë u nxorr në përdorim në vitin 1993, por ajo shumë pak gjeti hapësirë, për shkak të vlerës së ulët të valutës së denarit në Maqedoni. Por, sipas llogarive të ekspertëve, shteti ka përfituar nga kjo valutë, duke përfituar përmes pagesave të qytetarëve, të cilët kanë përfillur këtë vlerë.

Sipas përllogaritjeve jozyrtare, mbi 500 mijë euro në vit kanë hyrë në konto të buxhetit, nga përfitimi i 50 deni, pasi që kjo monedhë është anashkaluar nga qytetarët

Lajme të ngjashme

Back to top button