Thaçi: Zgjedhjet parlamentare jo më larg se qershori

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH)në një takim me banorët e lagjes Serovë të Komunës së Çairit deklaroi që jo më vonë se në qershor të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Duke parë situatën e tensionuar dhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj mosfunksionimit të kësaj qeverie, jam i bindur që jo më vonë se gjashtë muaj do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Nga ana tjetër ekskluzivisht për “Zhurnal Plus”, Menduh Thaçi arsyetoi mungesën e tij gjatë kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar me 25 nëntor të këtij viti në Shkup, ku prezent ishin e gjithë elita e politikanëve shqiptar të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. “Unë jam i lidhur nga 70 mijë qytetarë, unë nuk i tradhtoj ata.

Çka po të isha prezent edhe unë në të njëjtën sallë më shumicën e politikanëve shqiptar? Atëherë e gjithë Evropa do të mendonin se shqiptarët nuk kanë probleme por jetojnë sikur “lule xheneti”. Por jo, kështu nuk flet gjendja faktike, pasi që vet ne jemi dëshmitarë për situatën e mjerueshme shoqërore dhe politike në Republikën e Maqedonisë”, tha Thaçi.

I pyetur se a kanë pasur obstruksione komuna e Tetovës nga pushteti qendror, veçmas kur është fjala për buxhetin, ai u përgjigj se pamarre parasysh obstruksioneve nga pushteti qendror, fitorja e PDSH-së në Tetovë është e pashmangshme. “Është interesante meqenëse në çdo komunë si konkurrentë shihen kandidatët rival ndërmjet tyre, mirëpo në Tetovë është pak më ndryshe, pasi që çdoherë përballë nuk shohin kandidatin, por më takojnë mua me 5000 askerë”, shtoi Thaçi.

Në fund ai shtoi edhe disa fjalë lidhur me çështjen e procesit të integrimit të Maqedonisë në BE dhe miratimin e buxhetit, duke thënë se “Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më larg se tani sa i përket integrimit të saj në BE dhe NATO, pasi që tani nuk duhet përballur vetëm me Greqinë por edhe Bullgarinë”.

Ndërkaq, Thaçi sugjeroi BDI-në që s’ka nevojë aq shumë të mërziten dhe të pengohet ligji i “branitellave” sa duhet të mërziten dhe pengojnë miratimin e buxhetit, pasi që vetëm 3 për qind e këtij buxhetit i takon shqiptarëve, ndërsa tjerat shkojnë në konton e VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button