Organizimet për sonte në Tetovë

Tetova festën e ndërrimit të mot-moteve do ta pret më organizime të shumta. 

Në qendër të Tetovës pritet të ketë një koncert i organizuar nga komuna e Tetovës. Pritet të marrin pjesë një numër i madh i këngëtarëve të estradës shqiptare  nga Kosova dhe Maqedonia.

Nëpër lokale do të ketë organizime të shumta thonë pronarët.

Në kafiterinë VIP do të këndojë Rovena Stefa dhe Fisnik Ristemi.

Në Tiffany do të këndojë këngëtari kosovar Remi.

Organizim ka paraparë edhe kafe People’s me këngëtarin Valon Suma dhe Qëndrim Lutfiu.

Pronarët e restoranteve Tivoli, Delfin dhe Castano thonë se nuk kanë organizuar mbrëmje të veçantë me muzikë por do të jenë të hapur deri në orët e vona të mëngjesit.

Tetova është e zbehtë, atmosfera festive nuk e ka kapluar qytetin si vitet e mëhershme, mbase sepse i nëjjti nuk është zbukuruar. Por njerëz nëpër rrugë ka plot ndërsa blihet e të madhe.

Në qytet janë dhe mërgimtarët.

Mënyra e festimit në këtë qytet është e njohur, me pushkaliqe madje dhe me pistoleta. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button