Tetovë dhe 5 qytete të tjera, sot sërish protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike

Sot në ora 18:00, në Tetovë është paralajmëruar protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk.

Sipas organizatorëve mbledhja e protestuesve në Tetovë do të bëhet në tre vendtakime edhe atë te rrethrrotullimi te restorant “Mema”, te ish “Monopoli” dhe te çerdhja në  lagjen”Potok”. Ndërkaq, protesta do të përfundojë në qendër të qytetit.

Javën e kaluar protestë është mbajtur gjithashtu edhe në Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Kumanovë.

Gjithashtu, protesta pritet të mbahen në 6 qytete. Kumanovë në orën 14:00, nisja prej te Komuna, protesta përfundon para godinës së EVN-së. Kërçovë në orën 18:00, sheshi i Qytetit. Dibër në orën 18:00, prej te rrethi përballë Komunës deri te EVN. Gostivar në orën 18:00, para EVN-së. Shkup me fillim në orën 18:00, nisja prej te Parku i Çairit dhe prej te Parku i Gruas, protesta përfundon para Qeverisë.

Lexo edhe këtu:

LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button