Një i vrarë gjatë grabitjes në Inxhikovë të Shkupit

Pak para mesnate në polici janë raportuar të shtëna në rrugën “Shamak” në Inxhikovë të Shkupit. Raportohet për një të vdekur.

Sipas informacioneve të para dy persona të panjohur, rreth orës 23:00 janë futur me maska në shtëpinë e 49 vjeçarit I.A. nga Inxhikova, transmeton Alsat.

I.A ka qenë në shtëpi me gruan dhe disa miq. Ai dhe gruaja e tij janë shtrirë në korridor dhe u janë kërkuar para, pasi I.A. ka deklaruar se nuk ka para dhe se ka makinë të cilën mund ta marrin, njëri nga grabitësit ka qëlluar I.A. me armë zjarri në pjesën e kokës. Si pasojë e lëndimeve I.A. ka ndërruar jetë. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 49-vjeçarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button