Mbi 21 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 21 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 21.031.094 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.404.847 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.224.876), India (2.459.613), Rusia (907.758), Afrika e Jugut (572.865), Peru (498.555), Meksika (498.380), Kolumbia (422.519), Kili (380.034), Spanja (379.799), Irani (336.324), Britania e Madhe (313.798), Arabia Saudite (294.519), Pakistani (286.674), Bangladeshi (269.115), Argjentina (268.574) dhe Italia (252.235).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 245.635.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (222.269), Franca (209.365), Iraku (164.227), Filipinet (147.526), Indonezia (132.816), Kanadaja (121.028), Katari (114.281) dhe Kazakistani (101.372).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur 751.815 persona. Ndërkaq, 13.830.221 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa vazhdojnë ende trajtimin 6.449.046 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button