The Sun: 73 milionë euro, De Gea dhe Nanin për C.Ronaldon

E përditshmja britanike “The Sun” shkruan sot se skuadra e Mançester Utd është e gatshme të ofroj 73 milionë euro si dhe dy yjet e ekipt, portierin David De Gea dhe mesfushorin Nani në këmbim të kartonit të portugezit C.Ronaldo. 

Sipas “The Sun”, anglezët nuk kanë në arkën e tyre aq para sa të kënaqin kërkesat e madrilenëve, prandaj në këtë kombinim ata kanë futur edhe dy futbollistët e ekipit, për ta bindur Realin që ta lë të lirë Ronaldon.

Pas problemeve me portierin Iker Kasiljas si dhe stilit të ngjajshëm të Nanit dhe Ronaldos, Aleks Ferguson ka menduar se kjo ofertë mund të funksionojë dhe të pranohet nga Reali. 

Ferguson haptas ka shprehur dëshirën për ta rikthyer Ronaldon ne folenë e tij të vjetër  dhe kërkon me çdo kusht që portugezi të vesh sërish bluzen e ekipit qe ja dha famën në futboll. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button