Sporti në 2012-tën, cilat rekorde u vendosën?

Viti 2012 prapa vetes ka lënë histori, ngjarje dhe momente të paharrueshme në të gjitha sferat e sidomos në sport.

Ky vit, në fushën e sportit do të mbahet mend kryesisht me Lojërat Olimpike në Londër, në të cilën morën pjesë, sportist e atletë ku mund t’i shihje më të mirët e historisë në disiplina të ndryshme.

Në vijim do ti cekim ngjarjet më kryesore të sportit për këtë vit.

Futbolli: këtë vit i është ndërruar historia me rekorde të mëdha
Më 11 Shkurt u mbajt finalja e Africa Cup Of Nations, ku finalist ishin super favoriti i turneut Bregu i Fildishtë kundër befasisë së turneut Zambia, finale e cila i takoi Zambias. Loja mbaroi me ekzekutimin e penaltive ku Zambia fitoi me rezultat 8 – 7 dhe kjo ishte fitorja e parë e Zambias në historinë e këtij kampionati.

Po ashtu këtë vit u mbajt edhe Kampionati evropian i futbollit. Kësaj radhe historinë e ndryshuan Spanjollët, të cilët janë të vetmit në histori të cilët kanë arritur të fitojnë kupën e Evropës dy herë radhazi. Në finale u ndeshën me Italinë të cilën e mundën me rezultat 4 – 0.
Chelsea për herë të parë fiton kupën e Champions League. Ajo mundi Bayernin e Munihut gjatë ekzekutimit të penaltive me rezultat 3-4.

Rekordi i cili do të mbahet mend për kohë të gjatë ndoshta, është ai i Lionel Messi-t i cili shënoi 91 gola për një vit dhe e theu rekordin e Gerd Muller  i cili e mbante atë me 85 gola.

Në basketboll më të dalluara janë këto ngjarje :
SHBA-të në Lojërat Olimpike më 12 Gusht, fituan medaljen e artë të cilët fituan kundër Spanjës në finale me rezultat 107-100. Më i dalluari në këtë lojë ishte Kevin Durant me 30 pikë.

NBA, Miami fiton në finalen e PLAYOFF-it kundër Oklahoma City më datë 21 qershor, ku rezultati final ishte 121-106 në favor të Miami. Lebron James për herë të parë fiton këtë titull.

Lojërat Olimpike në Londër, këtë vit kanë mbaruar me thyerjen e 25 rekordeve botërore. Më të njohurat janë :

9 gusht 2012, David Rudisha nga Kenia , i cili theu rekordin botërorë të vrapimit në 800 metra për meshkuj. Ai 800 metra vrapoi për vetëm 1:40.91.

Më pas vjen stafeta e femrave në 4×100 metra, rekord të cilët e vendosën amerikanet me 10 gusht 2012 me shpejtësi prej 40.82 sekondave.

Ndërsa megahiti i Lojërave Olimpike Usain Bolt me shokët e tij të Xhamaikas thyen rekordin botërorë në disiplinë 4×100 me shpejtësi prej 36.84 sekonda më 11 gusht 2012.

Në not , Missy Franklin nga SHBA-të në disiplinën 200 metra në stilin shpinë, theu rekord më datë 3 Gusht 2012 ku ajo mbaroi garën për 2:04.06. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button