Ademi: Për mënyrën e zhvillimit të mësimit duhet të bëhen ndryshime ligjore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sonte në emisionin “10 Minuta” në TV21 deklaroi se ekziston propozim që në shkollat ku ka numër të vogël të nxënësve, mësimi të zhvillohet me prezencë fizike, me respektim të masave për mbrojtje, shkruan 360 Gradë, transmeton .

Ai tha se kryesisht propozimi është që mësimi në vitin e ri shkollor të zhvillohet në distancë, gjegjësisht onlajn, por me dy propozime.

“Propozimi i parë është prezencë fizike për nxënësit nga klasa e pare deri në klasë të tretë. Propozimi i dytë është që në ato shkolla ku ka numër të vogël nxënësish dhe ku mund të respektohen protokollet për prezencë fizike dhe mund të organizohet procesi arsimor, me atë që të mos rrezikohet shëndeti, atje do të organizohet procesi arsimor me distancë fizike”, deklaroi Ademi.

Në konferencën e djeshme për shtyp, ashtu edhe sonte, Ademi tha se ky propozim duhet të aprovohet nga qeveria, por e gjithë kjo duhet të realizohet me ndryshime ligjore, për shkak se, siç tha, nevojitet të ketë Kuvend funksional.

Komisioni për sëmundje ngjitëse në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës propozoi që nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë ta fillojnë vitin e ri shkollor me prezencë fizike, ndërsa nxënësit e tjerë të arsimit fillor dhe të mesëm ta ndjekin mësimin onlajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button