Hejl: FBI do të marrë pjesë në hetimin për shpërthimin në Liban

Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Dejvid Hejl deklaroi sot se Byroja hetuese federale (FBI) do t’iu bashkangjitet libanezëve dhe hetuesve të tjerë ndërkombëtarë në hetimin për shpërthimin në portin në Bejrut, ku jetën e humbën mbi 170 persona, ndërsa së paku 6.000 u lënduan, transmeton MIA.

Gjatë vizitës në një nga lagjet më të goditura në Bejrut, Hejl tha se FBI do të marrë pjesë në hetim, me ftesë të autoriteteve libaneze.

Ai deklaroi se pjesëmarrja në hetim është një nga mënyrat në të cilat SHBA-ja e ndihmën Libanin në zgjidhjen e pasojave nga shpërthimi katastrofal.

Hejl arriti sot në Liban dhe duhet të takohet me autoritetet libaneze në dy ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button