Pendarovski: Nuk ishte e lehtë për t’u arritur Marrëveshja e Ohrit

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut përkujtoi 19-të vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se pikërisht kjo marrëveshje i dha fund konfliktit të vitit 2001, transmeton Portalb.mk.

“Sot bëhet 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit me të cilën i jepet fund konfliktit të vitit 2001 dhe vendosen themelet për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore me të cilat garantohen të drejtat për një bashkësi më të vogla etnike”, deklaroi Pendarovski.

Ai përkujtoi se marrëveshja erdhi pas bisedimeve njëmujore dhe ndihmës së Komisionit Evropian dhe SHBA-së.

“Marrëveshja është treguar si vendimtare për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetet të territorit, si dhe ruajtjen e karakterit unitar të shtetit”, vlerësoi Pendarovski.

Ai theksoi se duhet të ngelin në histori gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet.

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte lehtë për t’u arritur. Në këtë aspekt duhet t’i jemi mirënjohës presidentit Boris Trajkovski dhe përfaqësuesve të partive politike që e kanë nënshkruar Marrëveshjen”, vlerësoi Pendarovski.

Ndryshe, para 19 viteve në ditën e sotme u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në vend në vitin 2001.

Negociatat filluan në Shkup, e pastaj vazhduan në Ohër, ku përfunduan me parafimin e dokumentit më 10 gusht. Tre ditë më vonë, më 13 gusht të viti 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup Marrëveshjen kornizë e kanë nënshkruar presidenti i atëhershëm i shtetit, Boris Trajkovski, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, kryetarët e atëhershëm të PPD-së, Imer Imeri, LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button