Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara arrijnë marrëveshje historike me ndërmjetësin Trump

Presidenti Donald Trump tha të enjten se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike si pjesë e një marrëveshje për të ndalur aneksimin e Bregut Perëndimor, territor i cili kërkohet nga Palestina si pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm, transmeton EN.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Emiratet e Bashkuara do të jenë shteti i parë arab i cili nënshkruan një gjë të tillë dhe kombi i tretë arab që do të vendosë marrëdhënie diplomatike aktive me Izraelin.

Presidenti Trump ka cilësuar marrëveshjen si “një moment me të vërtetë historik”, teksa ka postuar dhe deklaratën e përbashkët të dy shteteve.

“Tanimë që akulli është thyer, pres që më shumë vende arabe dhe myslimane të ndjekin rrugën e Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Yousef Al Otaiba, ambasadori i  Emirateve në SHBA, tha përmes një deklarate se lëvizja është “një fitore e madhe për diplomacinë dhe rajonin”.

Marrëveshja i jep Trump një fitore të rrallë diplomatike përpara zgjedhjeve të nëntorit teksa përpjekjet e tij për tërheqjen nga lufta në Afganistan ende nuk kanë sjellë fryte konkrete.

Për Izraelin, lajmi vjen pas vitesh të shumta që Kryeministri izraelit zotohet për marrëdhënie më të ngushta me vendet arabe. Netanyahu ka kërkuar të ndërtojë vendbanime në territor që pretendohet nga palestinezët, dhe ka mbështetur propozimin e Trump i cili do t’i lejonte atij aneksimin e një pjese të madhe të Bregut Perëndimor në këmbim të autonomisë për Palestinën në zona të tjera.

Për Emiratet e Bashkuara, kjo marrëveshje promovon fushatën e tyre ndërkombëtare për t’u dukur si një nga vendet më tolerante në Lindjen e Mesme, edhe pse qeveriset nga udhëheqës autokrat.

Ndërsa për palestinezët, të cilët prej kohësh kanë qenë të varur nga mbështetja e arabëve në përpjekjet e tyre për pavarësi, marrëveshja shënon edhe fitore por edhe disa hapa pas. Edhe pse pakti do të ndalojë planet e Izraelit për aneksimin e territorit në Bregun Perëndimor, palestinezët vazhdimisht i kanë bërë thirrje qeverive arabe që të mos normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin deri në momentin kur të arrihet një marrëveshje paqeje e mirëfilltë e cila do të hapë udhën për krijimin e shtetit të Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button