Ish-klientët e bankës “Eurostandard”, të hollat e sigurimit social, fëmijëve dhe familjeve kujdestare mund t’i marrin në bankë tjetër

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se ish-klientët e “Eurostandard Bank”, të cilët kanë të drejta financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve si dhe familjet kujdestare, mund t’i marrin të hollat në një bankë tjetër, ku janë të regjistruar ose duhet të regjistrohen, transmeton Portalb.mk.

MPPS-ja sqaroi se ish-klientët e kësaj banke për të shfrytëzuar këtë të drejtë, mund të regjistrohen në çdo bankë, përveç në Ohridska Bankë.

“Shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe i fëmijëve si dhe familjet kujdestare që ishin klientë të Eurostandard Bank SHA Shkup, për të vazhduar pagesën në kohë dhe të rregullt është e nevojshme nëse përveç llogarisë së transaksionit në Eurostandard Bank SHA Shkup shfrytëzuesi të ketë llogari transaksionesh në një bankë tjetër (përveç “Ohridska Bankës SHA Shkup”), të drejtohen në atë bankë në mënyrë që të lidhin llogarinë e transaksionit me numrin social, që të vazhdohet pagesa e së drejtës përmes asaj banke”, kumtojnë nga ministria.

Ministria sqaroi se këto ndryshime duhet të realizohen deri më 25 gusht 2020, që të kryhen në kohë pagesat në muajin shtator. Gjithashtu shfrytëzuesit e të drejtave financiare nga sigurimi social dhe sigurimi i fëmijëve dhe familjet kujdestare nuk kanë nevojë të shkojnë në qendrat për punë sociale për të marrë numër social.

Ndryshe, Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

LEXO: Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Rimbursimi i klientëve të “Eurostandard banka” do të fillojë brenda 20 ditësh, thonë nga fondi për sigurim të depozitave
LEXO: Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button