Shkodër, vriten dy persona

Një ngjarje e rëndë është verifikuar në qytetin verior të Shkodrës, ku dy persona janë vrarë me me armë zjarri. 

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ku viktimë ka mbetur shtetasi Zef Markaj dhe një person tjetër për momentin i paidentifikuar. 

Burime policore lokale deklarojnë se nga konflikti i armatosur ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Gjergj Markaj, familjar me viktimën. 

Për momentin motivet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Pritet që detajet të dalin në dritë nga hetimet e agjentëve të policisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button