U zhvillua takim ndërmjet mandatarit Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit për formimin e qeverisë

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, pasi nuk arriti të zhvilloj takim me liderët shqiptarë që i kishte ftuar në Tryezën e Partive Parlamentare Shqiptare, ai në orët e pasdites ka zhvilluar takim me Zoran Zaevin, mandatarin për formimin e qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim”, raportojnë nga BDI-ja.

BDI-ja njoftoi se takimi ka zgjatur tri orë dhe bisedimet do të vazhdojnë në fundjavë në nivel të sekretarëve.

“Janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligji”, deklarojnë nga BDI-ja, duke mos sqaruar se a si do të vendosin në lidhje me premtimin e tyre parazgjedhor ‘kryeministrin shqiptar’.

Ndryshe, Zaev sot e mori mandatin nga presidenti dhe ka afat prej 20 ditëve që ta formojë qeverinë, ndërsa ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns, ia uroi Zaevit marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.

Ndërkohë, Hristijan Mickoski, kryetari dhe kandidati për kryeministër nga VMRO-DPMNE-ja ka pasur një  takim me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski. Mickoski në takim ishte i shoqëruar me deputeten dhe ish-kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, për të reaguar në lidhje me marrjen e mandatit nga Zoran Zaev pa e dëshmuar se e ka formuar shumicën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button