LSDM-ja reagoi ndaj Mickoskit: Këtë herë nuk do të ketë gjak në Kuvend, sikur ndodhi më 27 prill

LSDM-ja ka reaguar ndaj vlerësimit të Mickoskit se presidenti Stevo Pendarovski nuk është dashur ta jep mandatin për formimin e qeverisë te Zoran Zaev, pa e formuar shumicën e nevojshme, transmeton Portalb.mk.

“Humbësi Mickoski le të mësojë Kushtetutën, Zaevi është mandatari”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Ata e vlerësojnë Mickoskin si kryetar i një partie të pareformuar, ndërsa veprimet e tij i cilësojnë si arsye për të fshehur humbjen e tij të tretë.

“Në përputhje me Kushtetutën, kryetari Zoran Zaev e ka marrë mandatin si përfaqësues i LSDM-së dhe “Mundemi”, të cilët kanë fituar numrin më të madh të deputetëve në Parlament”, deklarojnë nga LSDM-ja.

LSDM-ja përkujtoi se kësaj herë në Kuvend nuk do të ketë gjak sikur më 27 prill 2017.

“Këtë herë nuk do të ketë gjak në Kuvend, sikur ka pasur më 27 prill 2017, kur regjimi VMRO-DPMNE ishte në gjendje të vras vetëm mos të ndodhë transformimi i pushtetit”, deklarojnë nga LSDM-ja.

Ndryshe, Zaev sot e mori mandatin nga presidenti dhe ka afat prej 20 ditëve që ta formojë qeverinë, ndërsa ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns, ia uroi Zaevit marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.

Ndërkohë, ashtu siç, paralajmëroi, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkë me deputetët e partisë kanë shkuar në Vilën Presidenciale në Vodno, për t’u takuar me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, që të marrin përgjigje në lidhje me atë se pse ai ia  ka dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në kushte kur ai nuk ka dhënë garanci për sigurimin e shumicës parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button