Ambasadorja e SHBA-së ia uroi Zaevit mandatin për formimin e qeverisë

Ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns, sot ia uroi kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Urime deri te Zoran Zaevi për mandatin për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe me padurim presim të punojmë me qeverinë e re, pasi që të formohet”, shkruajti Bërns në Tuiter.

Ai shtoi se si anëtare e re e NATO-s, SHBA-ja do ta përkrahë përkushtimin e vendit në parimet demokratike, sundimin e së drejtës dhe ardhmërinë e saj evropiane.

Zaev sot e mori mandatin nga presidenti dhe ka afat prej 20 ditëve që ta formojë qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button