fbpx

Falimentimi i Bankës Eurostandard, prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit ditor për deponuesit e bankës

Për shkak të mosfunksionimit të Bankës Eurostandard prej sot në sportelet nuk mund t’i sigurojmë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit pagesor për shumë qytetarë dhe persona juridikë, siç janë pagesa e faturave të energjisë elektrike, pagesa e pensioneve, pagesa e asistencës sociale dhe shërbimeve të tjera bankare dhe qarkullimi pagesor pa të holla në dorë për deponuesit e Bankës Eurostandard, theksoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Ejup Rustemi.

Ai tha se të gjitha këto shërbime të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” në rrjetin e vet i siguron në emër të Bankës Eurostandard dhe për të njëjtat paguan kompensim përkatës, transmeton MIA.

“Siç mund të shihet nga teksti i vendimit të BPRMV problemet në punën e Bankës Eurostandard janë rezultat i rrezikut të lartë kreditor në portfolion e tyre kreditore, ndërsa kjo në asnjë rast nuk lidhet me shërbimet të cilat “Posta” i siguron në sportelet e veta”, theksoi Rustemi.

Drejtori i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” informoi se të ardhurat e realizuara në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 prej këtyre shërbimeve të cilat prej sot “Posta” nuk mund t’i sigurojë janë 110 milionë denarë dhe paraqesin 19,4 për qind të të ardhurave të përgjithshme të realizuara të “Postës”.

“Në kushte të pandemisë ishin të ardhura të rëndësishme për SHA “Postën e Maqedonisë së Veriut” pasi kriza shëndetësore kontribuoi të ketë ulje të madhe të të ardhurave prej shërbimeve psotare, më së shumti të atyre të komunikacionit ndërkombëtar. Mbi 870 të punësuar në “Postë” tërësisht ose pjesërisht kryejnë obligime pune lidhur me sigurimin e shërbimeve të dhëna. Të ardhurat e realizuara nga shërbimet e dhëna financiare sigurojnë pagë për rreth 560 të punësuar në Postë. Shpreh keqardhje për situatën e krijuar për të gjithë qytetarët dhe kompanitë shfrytëzuese të shërbimeve tona me të cilat kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer në pjesën e pagesës së faturave të tyre”, potencoi Rustemi.

Ai thekoi se SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” është në komunikim intensiv me Qeverinë e RMV-së si themelues i “Postave” dhe me BPRMV si rregullator me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së shpejtë dhe të pranueshme për të gjithë, ndërsa para së gjithash në interes të qytetarëve dhe firmave të cilat deri më tani i kanë përdorur këto shërbime në sportelet e “Postës”.

“Kjo do të ishte edhe në interes të Postës për të mos humbur pjesë të konsiderueshme prej të ardhurave të veta. Mbetet të shpresojmë se i gjithë procesi do të përfundojë pa pasoja për kreditorët e bankës”, konstatoi Rustemi

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close