Kosovë, Çka ndodhi në prill 2012

1. Poshtërimi i Ivicës – Xhandarmëria serbe në prill të vitit 2012 kishte arrestuar dy policë në territorin e Kosovës. Policët e Kosovës u poshtëruan. Fotot e tyre u publikuan me duar të lidhura dhe për toke. Iviva Dacic,atë kohë ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, tha se ata kishin hyrë ilegalisht në territorin e Serbisë. Bajram Rexhepi tha se policët u arrestua në territorin e Kosovës. Qeveria ka dënuar këtë akt duke e quajtur qyqar. Policët u liruar pas disa ditësh por u kthyen pa armët e tyre.
2. Vrasja e biznesmenit

Biznesmeni nga Peja Salih Kastrati nuk kishte mundur t’u përballojë plagëve nga mjeti shpërthyes, i vendosur oborrin e derës së tij. Pas një muaji në luftë për jetën ai kishte ndërraur jetë. Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar, 30 vjeç nga Gjakova. Ky ishte sulmi i pestë ndaj tashmë biznesmenit të ndjerë.

3. Akuzohen për 388 mijë euro

Prokuroria e Qarkut ka ngritur aktakuzë kundër dy ish-ministrave, Astrit Haraqija e Valton Beqiri. Mbi ta rëndojnë dyshimet për dëmtim të Buxhetit të Kosovës për 388 mijë euro. Për të njëjtat vepra akuzohen edhe Armond Morina e Nehat Fejza. Këta të fundit, sipas Prokurorisë, i morën paratë, por filmat nuk u realizuan kurrë. Aktakuza për katër të pandehurit është konfirmuar në dhjetor.

4. Fitojnë gazetarët

E arrijnë qëllimin. Neni 37 dhe 38 hiqet nga Kodi I Procedurës Penale. Krejt kjo falë ngritjes së zërit të gazetarëve të Kosovës të cilët kundërshtuan fuqishëm ndaj miratimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Të mbajtura në prill të vitit që po lëmë pas gazetarët protestuan ndaj këtyre neneve si dhe bojkotuan në tërësi punën e institucioneve. Të gjendur përpara një presioni të tillë, Presidentja e Kosovës e ktheu ligjin mbrapsht ku e detyroi Qeverinë e Kosovës që ta ndryshojë Projektligjin e Kodit të Procedurës penale pa nenet e përfolura.

Ky vendim u konsiderua si një sukses i mediave sepse nëse Kodi i Procedurës Penale do të miratohej me ato nene atëherë gazetarët me shkrimet e tyre bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button