Protokoll i ri për hyrje në Greqi në vendkalimin “Evzoni” prej 17 gushtit

Prej të hënën në datën 17 deri më 31 gusht të vitit 2020, në vendkalimin kufitar “Evzoni” vetëm në periudhën prej orës 6 deri në 22 sipas kohës së Maqedonisë, hyrje në Greqi do të mund të realizojnë  vetëm shtetasit grek, shtetasit e vendeve të treta  të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, EULEX – personeli diplomatik dhe anëtarët e familjeve të tyre,  persona të cilët udhëtojnë  për arsye mjekësore dhe të biznesit, ndërsa të cilët paraprakisht  janë lajmëruar dhe kanë marrë leje për udhëtim  nga Ambasada e Republikës së Greqisë në vendet e huaja, si dhe shoferët e automjeteve transportuese.

Këtë sot e kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme pas informata nga ana e  shërbimit kufitar grek nga vendkalimi kufitar “Evzoni” për protokollin e ri për hyrje në Greqi në vendkalimin e njëjtë, transmeton MIA.

“Të gjithë këto persona, që të realizojnë hyrje në Greqi në vendkalimin “Evzoni” duhet të kenë me vete PCR test negativ për Kovid-19 nga ndonjë laboratori e certifikuar në gjuhën angleze, jo më të vjetër se 72 orë”, citohet në kumtesën e MPB-së dhe informojnë se  mbetet obligimi për paraqitje paraprake elektronike dhe marrje të PLF dokumentit (Passenger Locator Form).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button