“Gratë janë pakicë”, edicioni i tetë i festivalit të kulturës dhe aksionit feminist “E PARA DHE VAJZË”

Edicioni i tetë i festivalit të kulturës dhe aksionit feminist nën moton “Gratë janë pakicë” do të zhvillohet nga data 17 deri 23 gusht 2020 në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, CAC Galerinë mobile dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, njofton Portalb.mk.

Programi i festivalit pesëditor do të përfshijë ekspozita, biseda, punëtori, koncerte dhe shfaqe filmike.

“Me këtë pozicionim politik, ne synojmë të rishqyrtojmë kuptimin e termit “pakicë”, duke e shmangur me vetëdije supozimin e tij kombëtar, mbizotërues. Ne duam të theksojmë se në kuptimin e këtij termi, në të vërtetë, marrëdhëniet e pushtetit midis grupeve të ndryshme shoqërore janë shumë më të rëndësishme, si dhe dominimi i njëri ndaj tjetrit. Një dominim i tillë ndodh çdo ditë përmes diktimeve të rrënjosura politike dhe normave shoqërore, të cilat nënkuptojnë diskriminimin ndaj një mori identitetesh që nuk hyjnë në idealin që i atribuohet shumicës hegjemonike. Kjo është arsyeja pse çështja e pakicave është gjithashtu një çështje feministë”- shkruan në njoftim.

Ndërkaq, fjalimin për hapjen zyrtare të festivalit do ta mbajë Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndryshe, më shumë rreth festivalit mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button