Sekretarja e Shtetit Clinton shtrohet në spital

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton, u shtrua në spital pasi mjekët konstatuan një mpiksje gjaku.

Departamenti i Shtetit tha se mjekët e zonjës Klinton konstatuan mpiksjen gjatë kontrollit që i bënë dje ndërsa theksojnë se mpiskja i është krijuar nga rrëzimi që sekretarja Clinton pati disa javë më parë.

Zonja Clinton po trajtohet me ilaçe kundër mpiksjes në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut. Ajo do të qendrojë aty gjatë dy ditëve të ardhshme.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se sekretarja Klinton do të mbahet nën kontroll për të parë nëse do të duhet ndonjë ndërhyrja e mëtejshme.

Ajo ka qënë e sëmurë javët e fundit  me një virus në stomak që e detyroi të anullonte disa nga paraqitjet në publik dhe planet e udhëtimit. Më 21 dhjetor, ajo humbi ndjenjat dhe u rrëzua.

 Deri dje ajo ishte duke u trajtuar në shtëp. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button