Pas takimit, Mickoski i përkujtoi tri deklaratat e presidentit Pendarovski që nuk po respektohen sipas tij

Hristijan Mickoski, kryetari dhe kandidati për kryeministër nga VMRO-DPMNE-ja mbaroi takimin me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk. Mickoski në takim ishte i shoqëruar me deputeten dhe ish-kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, për të reaguar në lidhje me marrjen e mandatit nga Zoran Zaev pa e dëshmuar se e ka formuar shumicën.

“Pas takimit një orë e gjysmë me presidentin, erdhëm në përfundimin se sot deputeti Zoran Zaev është shprehur se do të punojë për shumicën parlamentare. Përkujtoj deklaratën e Pendarovskit që theksonte se mandatin do të jepet kur të konfirmohet shumica parlamentare, dhe jo kur të konfirmohet se do të punohet për shumicën parlamentare”, deklaroi Mickoski.

Mickoski ka përkujtuar edhe dy deklarata tjera të presidentit në lidhje me ngjarjet politike pas zgjedhjeve. Ai përkujtoi se presidenti ka deklaruar se do të ftohen gjithë kandidatët për kryeministër, që sipas tij nuk ka ndodhur deri më tani. Mickoski gjithashtu theksoi se presidenti ka deklaruar se nuk do t’i jepet mandati personit që ka afera.

Mickoski vlerësoi se të gjitha mundësitë akoma nuk janë shterur për të shkuar deri në zgjedhjet e reja parlamentare.

“Është jokushtetuese për ne ndarja e mandatit për një deputet që nuk e ka dëshmuar shumicën në kuadër të parlamentit. Ne për këtë kemi kërkuar diskutim me presidentin”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, Ashtu siç, paralajmëroi, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkë me deputetët e partisë kanë shkuar në Vilën Presidenciale në Vodno, për t’u takuar me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, që të marrin përgjigje në lidhje me atë se pse ai ia  ka dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në kushte kur ai nuk ka dhënë garanci për sigurimin e shumicës parlamentare.

Mickoski para Vilës Presidenciale në Vodno
Mickoski para Vilës Presidenciale në Vodno

Pendarovski e ka pranuar në takim kryetarin e partisë dhe deputeten Gordana Siljanovska-Davkova.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së para Vilës Presidenciale në Vodno
Deputetët e VMRO-DPMNE-së para Vilës Presidenciale në Vodno

Mbledhja vazhdon dhe më pas pritet që të mbahet konferencë për shtyp e Mickoskit për të treguar se çfarë kanë biseduar.

Mickoski në takim me Pendarovskin
Mickoski në takim me Pendarovskin
Mickoski në takim me Pendarovskin
Mickoski në takim me Pendarovskin

Paraprakisht, Mickoski tha se presidenti Stevo Pendarovski e ka shkelur Kushtetutën me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Sot ishim dëshmitarë të shkeljes flagrante të Kushtetutës, a prej sot pjesëmarrës aktiv është edhe Pendarovski. Ai pa asnjë provë për sigurimin e shumicës ia ka dhënë mandatin Zaevit. Deputeti Zaev edhe vetë tha se nuk ka shumicë. Presidenti i shtetit ishte pjesëmarrës aktiv në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nevojave të Zoran Zaevit dhe LSDM-së që të organizojë zgjedhje”, tha Mickoski.

Ndryshe, Zaev sot e mori mandatin nga presidenti dhe ka afat prej 20 ditëve që ta formojë qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button