U.d. reisi Fetahu është shëruar nga virusi korona

Ushtruesi i detyrës reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetahu, sot njoftoi se është shëruar nga virusi korona, njofton Portalb.mk.

“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj se sot mora rezultatin e testimit të dytë të njëpasnjëshëm për COVID-19 dhe që falë Zotit doli negativ. Jam mirënjohës që edhe kjo përfundoi me sukses. Ashtu siç lypet, si besimtar, i jam falënderues të madhit Zot për sprovën, guximin, shpresën dhe vetëdijen që m’i dhuroi gjatë kësaj sëmundjeje”, shkruan Fetahu në Facebook.

“Ai shprehu falënderime për të gjithë që i kanë ndihmuar në këtë periudhë. Po ashtu shpreh mirënjohje të veçantë për përkrahjen e madhe morale që ma dhanë bashkëpunëtorët, shokët, nëpunësit fetarë, miqtë dhe dashamirët e shumtë nga vendi dhe nga jashtë. Për t’u theksuar është edhe kujdesi familjar që m’u dha nga më të afërmit e mi. Në fund, kam nderin që përzemërsisht t’i shpreh falënderimet e mia më të thella përkujdesësit kryesor, infektologut të mirënjohur nga Çegrani – Gostivari, specialistit, Dr. Enes Mehmetit, i cili me përvojën dhe profesionalizmin e lartë në lëmin e infektologjisë ka udhëhequr shërimin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani drejtpërsëdrejti i kthehem shërbimit tim në BFI. Të qofshim falë i Madhi Zot!”, shkruan Fetahu.

U.d. reisi Fetahu u infektua me virusin korona më 30 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button