Stratkom: Në Maqedoninë e Veriut problem serioz janë institucionet e dobëta, korrupsioni dhe favorizimi politik (Infografik)

Maqedonia e Veriut është më së paku e ekspozuar ndaj ndikimeve të huaja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tregojnë një sërë studimesh dhe hulumtimesh të Qendrës së Ekselencës së NATO-s në komunikimet strategjike (Strakom). Por, problemet serioze dhe rreziqet më të mëdha janë fuqia e koncentruar në partitë politike, institucionet e dobëta dhe mosbesimi i qytetarëve në to, niveli i lartë i korrupsionit, mosndëshkimi i elitave politike dhe favorizimi i fuqishëm politik, njofton Portalb.mk.

“Gjithsej, Maqedonia e Veriut ka vlera më të ulëta të indeksit të përshkueshmërisë së përgjithshme të ndikimeve prej jashtë. Megjithatë, janë theksuar disa dobësi shqetësuese. Ajo është fuqia e koncentruar në partitë politike dhe institucionet e dobësuar, por edhe besueshmëria e ulët publike dhe favorizimi politik”, thuhet në studimin e Stratkom për rreziqet dhe dobësitë në Ballkanin Perëndimor.

Deri në mesin e majit të këtij viti, Stratkom ka zbatuar disa projekte analizuese në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi – analizë të depërtimit të ndikimeve të huaja në media, studim për interesat dhe ndikimet e huaja në vendet në rajon, hulumtim njëvjeçar në një sërë punëtorish ekspertësh dhe analizë e thellë të katër fushave ky]e në çdo vend me më shumë se 30 ekspertë lokal, përfaqësues qeveritar, gazetarë, përfaqësues të sektorit civil dhe të komunitetit akademik në çdo fushë.

Në disa prej këtyre analizave vlerësohet rreziku që vendi të bie nën ndikim të huaj – indeks të përshkueshmërisë. Vlera 1.5 merret si kufi i stabilitetit dhe rrezikut të ulët, rreth 2 kërkohen masa urgjente, a indeksi 2,25 tregon se “sistemi ka dobësi shqetësuese”.

 

Maqedonia e Veriut (1,51) dhe Shqipëria (1,52) janë më së afërmi në vlerësimin neutral teorik prej 1,5, gjegjësisht më së paku të dobëta/ekspozuara ndaj kërcënimeve prej jashtë. Në krahasim me vendet e rajonit, Bosnja dhe Hercegovina ka rezultat më të dobët të indeksit të përshkueshmërisë së përgjithshme me vlerësim shumë të lartë prej 2.05.

“Politika është fushë me potencial më të madh për ndikim të jashtëm në të gjitha vendet e analizuara. Rreziqet më të shpeshta në rajon janë në fuqinë e koncentruar, nivelin e lartë të korrupsionit, rastet e shtetit të robëruar, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit të elitave politike. Institucionet e dobëta dhe niveli i ulët i besueshmërisë publike në demokracinë e deputetëve, nga qeveritë deri te mediat, dhe problemet tjera të brendshme mund ta përforcojnë ndikimin e aktorëve të huaj armiqësore qëllimi i të cilëve është që t’i thellojnë ndarjet dhe t’i dobësojnë shtetet”, thuhet në analizën e rrezikut të përgjithshëm në rajon.

Ndikimin e dëmshëm Stratkom e definon si përpjekje që të shfrytëzohen dobësitë dhe të futen interesa të kundërta me mirëqenien e shtetit. Njëkohësisht, Qendra e NATO-s thekson se çdo problem n rajon prejardhjen e ka prej ndikimit të huaj.

Analizat e Strakom japin edhe rekomandime dhe të njëjtat nuk dallojnë shumë prej rekomandimeve që vendet e rajonit zakonisht i marrin prej komunitetit ndërkombëtar, madje as nga përpjekjet deklaruese të politikanëve lokal.

“Përpjekjet që të promovohet sundimi i ligjit dhe liria e mediave në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi ka rezultate të dobëta, a korrupsioni dhe krimi mbeten të larta. Ekonomitë varen prej investimeve të huaja. Të gjithë faktorët kontribuojnë në krijimin e mjedisit të ndjeshëm për ndikim të huaj armiqësor”.

Për mbrojtje afatgjate nga ndikimet dashakeqe është i domosdoshëm sundimi i së drejtës, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit, thuhet në studimin, por për momentin janë të nevojshme mjetet efikase për përballje urgjente me rreziqet: rritje të gatishmërisë, zbulim të mekanizmave dhe metodave për shpërndarje të ndikimit qëllimkeq, shpërndarje të leksioneve të mësuara, debate të gjera për praktikat më të mira dhe mënyrat për zvogëlim dhe parandalim të ndikimit dhe mbështetje për ata që miratojnë vendime dhe ndikojnë në mendimin publik që të munden t’i njohin dhe të refuzohen përpjekjet për manipulim dhe ndikim.

Analistët vlerësojnë se shtetet duhet që të ndërmarrin masa afatshkurta që menjëherë t’u përballen ndikimeve të dëmshme, por në afat të gjatë patjetër duhet që të vendoset dhe përforcohet sistemi shoqëror i “mendimit strategjik” – të vazhdohet arsimi i qytetarëve, mendimi krimit dhe arsimimi mediatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button