Të hënën e gjithë Tetova do të diplomojë

Ne jemi punëtor të ideve tona, ide të shëndosha dhe nismëtar të ndryshimit, që fillon nga ndërgjegjja juaj. Neve do na gjeni në shpirt të nxënësve, studentëve, atyre që kanë mbaruar fakultetet dhe sot janë të pa punë. 

Kështu shprehen një grup studentësh të cilët kanë vendosur të flasin në zërin e bashkëmoshatarëve të tyre. Ata kanë themeluar nismën “Ne jemi Ju” dhe të hënën (31.12.12) pritet t’i shohim si do të tentojnë të ngrejnë vetëdijen dhe ta aktivizojnë rininë e fjetur në Tetovë, por dhe më gjërë.

“Të hënën nga ora 14 deri 16 planifikojmë të organizojnë “Ceremoninë e diplomimit” të gjeneratës së re të studentëve. Evenimenti  do të bëhet nëpër rrugët më të frekuentuara në Tetovë, kurse të diplomuar do të jenë të rinjtë, kalimtar të rastit” thonë nga “Ne jemi Ju”.

Me këtë hap, nisma “Ne jemi Ju” thotë se do të fillojë veprimin për çdo student në veçanti dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Gjumi, jo vetëm dimëror por edhe shekullor ka ndikuar që kjo nismë të na aktivizoj neve që të zgjojmë rininë. Çdo i ri, në grup apo personalisht ka shumë çështje që i pengojnë por asnjëherë nuk ndërmerr diçka konkrete, përveç kritikës dhe bisedës. Te ne kjo nuk mjafton, ne dalim në terren, të ju themi se ka dikush si ato që mendon për të mirën kolektive. Ne nuk themi hajt se kalon, por Ju ndihmojmë juve të dilni nga stadi i mendimit në stadin e veprimit. Gjithçka fillon edhe nëse bëni diçka personale”  thonë nga “Ne jemi Ju”.

 “Ne jemi ju, në mesin tuaj, me ju dhe të gjithëve sëbashku na ka izoluar përtacia, papunësia dhe papërgjegjësia” apelojnë nga kjo nismë.

Suksese pra!

‘Ne jemi Ju’ në Facebook.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button