Vrasje e dyfishtë dhe vetvrasje në Shkup!

Vrasje e dyfishtë sonte ka ndodhur në lagjen “Kisela Voda” në Shkup, informon” Pres24” duke u bazuar në burime të policisë. 
Sonte rreth orës 19 në shtëpinë e sajë në rrugën “Gjeorgji Dimitrov” në Shkup është gjetur e vrarë  V.N nga Shkupi.
Vrasja dyshohet se është kryer nga i fejuari i saj 35 vjeçar. Makina e tij e markës “Opel Astra” u gjet në rrugën në fjalë ku policia gjeti edhe viktimën e dytë, një femër deri tani e pa identifikuar.

Pak më vonë pranë skenës, policia ka gjetur edhe një trup të vdekur për të cilin policia dyshon se është vrasës i cili ka gjasa të jetë vetëvrarë. Vendi është i rrethuar nga policia të cilët inspektojnë rastin, informon “Press24”.
Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila njoftoi se po i merr të gjitha masat për të zbardhur plotësisht rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button