Pasqyra ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 20.620.330 njerëz. Prej këtyre kanë vdekur 748,002, ndërsa janë shëruar 13.519.612 njerëz, shkruan Mia.mk

Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë regjistruar 11 vdekje në të cilat është konfirmuar më parë prania e koronavirusit të ri, duke e çuar numrin e viktimave të epidemisë Kovid-19 në 365. Të gjithë të vdekurit, sipas autoriteteve shëndetësore të Kosovës, kishin probleme të tjera serioze shëndetësore dhe vuanin nga diabeti, sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar zyrtarisht 205 raste të reja të Kovid-19, ndërsa gjithsej 10.795 njerëz u infektuan nga shpërthimi i epidemisë. Në të njëjtën periudhë, 163 persona janë regjistruar dhe shëruar, dhe numri i përgjithshëm i personave që më parë ishin diagnostikuar si të infektuar dhe e tejkaluan sëmundjen arriti në 6.411. Ekzistojnë 4,019 bartës aktivë të virusit në vend. 520 teste u kryen dje, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 42.136 teste.

Mal të Zi në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 65 të infektuar të rinj dhe dy të vdekur nga pasojat e koronavirusit të ri. Të sapoinfektuarit janë ndër 460 mostrat e analizuara. Ndërsa të vdekurit janë nga Podgorica gjegjësisht nga Nikshiqi.

-Në Slloveni në 24 orët e kaluara janë regjistruar 31 raste të reja të Kovid-19. Deri më tani, rritja ditore e të infektuarve të rinj rrallë ka tejkaluar 20, kështu që vlerësohet se rritja vjen për shkak të kthimit të të rinjve nga pushimet. Në Slloveni, janë infektuar gjithsej 2.303 persona, nga të cilët 129 kanë vdekur, ndërsa aktualisht 188 janë raste aktive, nga të cilat 23 janë shtruar në spital dhe vetëm dy janë në kujdes intensiv.

Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtoi se për një ditë janë regjistruar 14 raste të reja të Kovid-19 nga 3,775 testet e kryera, me ç’rast numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është rritur në 1.291.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button