Ministrat e jashtëm të BE-së të premten do të mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen të premten në një takim të jashtëzakonshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh të postuar nga llogaria e tij në median sociale, Borrell njoftoi se në takimin në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë që do të mbahet të premten do të diskutohet për çështje të rëndësishme lidhur me Mesdheun Lindor, Bjellorusinë dhe Libanin.

Ndërkohë u njoftua se ministrat e jashtëm do të mblidhen nëpërmjet video konferencës.

Oruç Reis, kaloi në alarm Mitsotakis.

Dje qeveria e Athinës i bëri thirrje Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së për zhvillimin e një takimi urgjent rreth “aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun Lindor”.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kaloi në alarm pasi anija e kërkimeve sizmike Oruç Reis mbërriti në brigjet e Qipros për të vazhduar punimet e saj të kërkimeve për hidrokarbure dhe njoftoi me NAVTEX (Njoftim për detarët) se do të vazhdojë punimet e saj deri më 23 gusht.

Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pas kësaj bëri thirrjen që problemet të zgjidhen me frymën e “solidarizimit të aleatit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button