BE mbështetje financiare për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë një total prej 2 miliardë e 650 milionë erosh ndihmë makro-financiare për tetë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së njoftoi se është arritur pajtim për memorandumin e mirëkuptimit për të siguruar mbështetje financiare për tetë vende në mënyrë për të kufizuar efektet ekonomike të pandemisë.

BE-ja do të sigurojë 180 milionë euro për Shqipërinë, 150 milionë euro për Gjeorgjinë, 700 milionë euro për Jordaninë, 100 milionë euro për Kosovën, 100 milionë euro për Moldavinë, 60 milionë euro për Malin e Zi, 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut dhe 1,2 miliard euro për Ukrainën, ndërsa ndihma lidhet me kritere si lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i reformave të ndryshme.

Ndërkohë, në njoftim thuhet se janë duke vazhduar negociatat për marrëveshje të ngjashme me Bosnjë dhe Hercegocinën dhe Tunizinë.

BE-ja mund të ofrojë mbështetje makro-financiare në kohë krizash ekonomike për vendet në afërsi.

Ndihma financiare e BE-së përfshin kushte shumë më të favorshme pagesore se kreditë që vendet në fjalë normalisht mund t’i marrin nga tregjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button