LSDM: Në pajtim me nenin 90, paragrafi 1 i Kushtetutës, mandatar është propozuar Zoran Zaev

LSDM dhe koalicioni “Mundemi” e kanë informuar presidentin Stevo Pendarovski se mandatori për krijimin e Qeverisë së re është lideri i partisë Zoran Zaev, shkruan mia.mk.

“Duke marrë parasysh skadimin dhjetë ditëve sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit, nga ana e presidentit të shtetit deri te koalicioni ‘Mundemi’ u kërkua njoftim për propozim për kandidat për kryeministër për krijimin e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut. LSDM dhe Koalicioni ‘Mundemi’, në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 të Kushtetutës, mandatar e ka  propozuar Zoran Zaevin, kryetar i LSDM-së”, kumtojnë nga LSDM.

Mandatin për krijimin e Qeverisë, presidenti Pendarovsi do t’ia dorëzojë Zaevit nesër në orën 12 në vilën Vodno.

Zoran Zaevi, në emër të koalicionit ‘Mundemi’, e cila ka fituar më shumë mandate në Kuvend, e informoi presidentin Pendarovski për negociatat me shumë parti për sigurimin shumicës së nevojshme në Kuvend për krijimin e qeverisë”, kumtoi gjatë ditës së sotme kabineti i presidentit të shtetit.

Lexo: Pendarovski nesër do t’ia japë mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button