Mbrojtësi i Barcelonës e konfirmoi se ka rezultuar pozitiv me virusin korona

Mbrojtësi Jean-Clair Todibo ka konfirmuar se ai është lojtari i Barcelonës që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se është mirë dhe është asimptomatik, transmeton KOHA.

“Përshëndetje të gjithëve, do të doja të ju informoja se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, por jam asimptomatik dhe po ndihem mirë”, ka shkruar Todibo në rrjetet sociale.

Todibo tutje ka shtuar se është në shtëpi dhe po ndjek protokollet shëndetësore.

Mbrojtësi nuk ishte prezent në sfidën ndaj Napolit për shkak të lëndimit të pësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button