SPGPM: Institucionet shtetërore të sigurojnë kushte të sigurta për gazetarët dhe punonjësit mediatikë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) u bën apel institucioneve të mundësojnë kushte për informim të sigurt gjatë pandemisë së koronavirusit.

Deri te SPGPM sot reaguan më shumë anëtarë për mënyrën në të cilën ishte organizuar pres-konferenca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademit që u mbajt në ndërtesën në të cilën është vendosur Ministria.

“Konferenca për shtyp u mbajt në ambientin për takime në katin e tetë, në ambient të mbyllur ku morën pjesë më shumë se 20 gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë. Sipas ankesave, asnjë masë shëndetësore nga organizatori nuk është respektuar, nga mundësimi i distancës midis të pranishmëve, dritaret e hapura deri te mjetet për dezinfektim. SPGPM kërkon nga bartësit e pushtetit të tregojnë ndjenjë të përgjegjësisë dhe të mos i sjellin në rrezik punonjësit mediatikë”, qëndron në kumtesën e Sindikatës.

SPGPM u bën apel kolegëve, pa marrë parasysh interesin e supozuar publik në të ardhmen t’i braktisin pres konferencat dhe ngjarjet e ngjashme nëse vlerësojnë se nuk janë respektuar protokollet shëndetësore dhe nëse pas tregimit të organizatorit nuk i siguron kushtet e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.

“Njëkohësisht iu bëjmë thirrje punonjësve mediatikë maksimalisht t’i respektojnë rregullat dhe protokollet për mbrojtje nga koronavirusi derisa i kryejnë detyrat e tyre të punës”, thekson SPGPM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button