Falimentoi banka Eurostandard në Maqedoninë e Veriut

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer, transmeton Portalb.mk.

“Depozitat e qytetarëve në “Eurostandard bankën”-Shkup janë siguruar dhe do të kompensohen nga Fondi për siguri të depozitave”, premtojnë nga Banka Popullore, duke vlerësuar se ky falimentim nuk do të ndikojë në stabilitetin bankar të vendit.

Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

“Pagesa nga ana e Fondit për siguri të depozitave do të fillojë në afat prej 20 ditëve, në përputhje me Ligjin”, raportojnë nga Banka Popullore.

Raportohet se në vitet e fundit banka kishte mbyllur bilancin vjetor gjithmonë me humbje. Ajo që mbetet e paqartë për momentin është se nuk dihet fati i klientëve dhe kreditorëve të kësaj banke, si dhe personat që kanë marrë kredi pranë kësaj banke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button