Tri viktima dhe rekord të infektuarish me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri

Tri viktima dhe 141 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Personat që kanë humbur jetën janë një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76-vjeçare, transmeton EN.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 625 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 141 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

Ky është numri më i lartë i të të infektuarve të identifikuar në një ditë ndërkohë që një ditë më parë pati 140 persona pozitivë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)

Testime totale            47676

Raste pozitive              6817

Raste të shëruara       3552

Raste Aktive                3057

Humbje jete                 208

(Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1678

Durrës                  367

Shkodër               263

Fier                       126

Lezhë                   119

Vlorë                    115

Korçë                   102

Kukës                    91

Elbasan                 73

Berat                     51

Dibër                     39

Gjirokastër          33

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button