Program i pasur nëpër lokalet dhe Sheshet e vendit për pritjen e vitit 2013

Euforia e ndërrimit të mot moteve ka kapluar gjithë vendin.

Restorantet, lokalet e ndryshme dhe kafiteritë në Shkup dhe më gjërë janë të përgatitura dhe të organizuara maksimalisht për të pritur vitin e ri 2013.

‘Në Zona Caffe-Shkup ahengu do të fillojë në orën 21.30 minuta, të pranishmit do ti argëtojë me muzikë të gjallë Besart Lika, hyrja është me rezervime ndërsa kushton 1000 denarë. Natën e dytë mbrëmja fillon në orën 22.00 kurse për disponimin e mysafirëve do të kujdesen 
DJ Charley dhe DJ Resident’ njoftojnë nga Zona Caffe.

‘Në kafiterinë ‘Gash’ në Çarshi të Vjetër të Shkupit, ahengu gjithashtu fillon pas orës 21.00, hyrja do të jetë me rezervime, natën e parë mysafirët i argëton Dj Electron, ndërsa natën e dytë muzik e gjallë nga Avni Mehmeti’ njoftojnë nga Gash Caffe.

Në Restorant Kalabria mysafirët do ti argëtojnë Mustafa Imeri-Tafa dhe Miranda Hashani. Këngëtari shkupjan Valon Suma bashkë me Qëndrim Lutfiun, edhe këtë herë kanë përzgjedhur Kërçovën, ata do të këndojnë në Restorant Milenium në Kërçovë.

Big Mama sic ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook me 31 dhjetor bashkë me grupin Dea do të këndojnë në koncertin i cili organizohet në Sheshin e Tetovës dhe Peoples Bar-Tetovë. Me 1 janar Big Mama, Adrian Gaxha dhe Floriani do të jenë në Xs Club-Gostivar.

Edhe këtë vit në Sheshin ‘Makedonija’-Shkup me shumë ahengje dhe muzikë si tradicionalisht do të pritet vitit i ri 2013.

Në Sheshin ‘Makedonija’ do të performojnë Tamara Todevska, Robert Sazdov, Toni Zen, Adelina Tahiri, Beni Shakiri dhe të tjerë. Koncerti i vitit të ri fillon në orën 20.00./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button