Kthehet ushtria e detyrueshme në Maqedoni?

Armata e Republikës së Maqedonisë mendon për kthimin e ushtrisë së detyrueshme e cila do të zgjaste 3 muaj dhe në trajnim për një vit do të kalonin nga 1.500 deri 2.000 ushtarë. Këtë në intervistë për portalin në gjuhën maqedonase “Bezpardon” e ka bërë të ditur gjenerali i Shtatmadhorisë së ARM-së, Goranço Kotevski, duke paralajmëruar se së shpejti mund të sillet vendim për profesionalizim të plotë të armatës.

“Vendimi për profesionalizimin e plotë në armatë është sjellur shumë shpejtë. Mendimi është që plotësimi i rekrutëve të bëhet me kthimin e ushtrisë së detyrueshme dhe 15% e përbërjes aktive të ARM-së të jetë me ushtarë të rekrutuar” – ka thënë Koteski.

Sipas tij, me këtë formulë të ushtrisë së domosdoshme 3 mujore, në vit do të kalojnë nga 1.500 deri në 2.000 ushtarë.

“Mes çdo gjenerate do të ekzistonte pauzë prej një muaji për ndërmarrjen e disa përgatitjeve” – ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button