Ademi: Angazhohem që nxënësit të kthehen në shkolla, por kam dilema të mëdha dhe kjo do të varet prej gjendjes epidemiologjike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp ka porositur se do të vazhdojnë bisedimet për atë se si do të organizohet mësimi për nxënësit në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Edhe pse sot pritej që të ketë vendim, megjithatë, diçka e tillë nuk ndodhi.

“Ka shumë modele për të cilat bisedohet, por gjithçka do të varet prej gjendjes epidemiologjike nëpër qytetet në vend. Në këtë moment më së lehti është ta bëjmë me mësim online, por, bisedimet vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Çfarëdo vendimi që të miratojmë, i njëjti mund të ndryshojë në çdo kohë, qoftë një ditë para fillimit të vitit apo pasi të fillojë viti”, tha Ademi, duke shtuar se fillimi i vitit shkollor do të varet prej gjendjes epidemiologjike.

Ai tha se nuk ka zëvendësim me mësimin në shkollë, pasi që i njëjti është më kualitativ në krahasim me atë online, por do të shihet si do të jetë gjendja epidemiologjike.

“Ky është një ndër vendimet më të vështira, jo vetëm për ministrin e Arsimit, por edhe për Qeverinë. Nëse organizohet mësimi online, do të përballemi me të gjitha problemet të 3 muajve të fundit të vitit të kaluar. Nuk është lehtë, unë po angazhohem për mësim të nxënësve në shkollë, por nëse më pyesni a kam dilema, dua të jem i sinqertë, kam shumë dilema. Mësim kualitativ kemi në bankat shkollore, por është e rrezikshme. Më e sigurt është që të mos hapen shkollat, por ajo do të jetë në llogari të kualitetit”, shtoi Ademi, duke shtuar se duhet të kemi parasysh të gjitha rreziqet”, tha Ademi.

“Nuk është problem, ne do t’i vendosim protokollet, por [farë nëse të njëjtat nuk do të respektohen në terren? Çfarë nëse ndonjë fëmijë infektohet prej jashtë dhe vjen në shkollë? Dhe pastaj të infektohen tjerët fëmijë e shkollat të bëhen vatra të koronavirusit”, shtoi Ademi.

Peticioni që këto ditë filloi tek ne në internet për mbështetje të mësimit nga shtëpia, e nënshkruan tani më dy mijë qytetarë dhe e kanë dërguar tek institucionet kompetente. Mësimi në distancë, sipas tyre, duhet veçanërisht t’i përfshijë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën për shkak të moshës së tyre dhe pamundësisë në mënyrë të pavarur t’i respektojnë protokollet shëndetësore.

Paralelisht me modelet e konfirmuara dhe protokollet e harmonizuara si të fillojë viti i ri mësimor 2020/2021, Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi të punojë në krijimin e platformës së unifikuar kombëtar për mësim në distancë sepse përvojat prej tre muajve onlajn mësim kanë treguar kompetenca të pamjaftueshme digjitale tek numri i madh i subjekteve (nxënës, mësimdhënës, prindër), IKT pajisje të keqe (mospasje ose IT pajisje të parregullta, qasje në internet).

Për platformën kombëtare ka edhe plan të veprimit me afate të kobfirmuara për të gjitha fazat nga formimi i saj dhe sipas tyre, pritet ajo të jetë funksionale në shtator të vitit 2022, ndërsa do t’i paraprijnë trajnime të mësimdhënësve dhe mësim në IKT pajisjen e nevojshme.

“Ajo platformë kombëtare nuk do të shfrytëzohet vetëm në krizë, por edhe në aktivitetet e përditshme nëpër shkolla, kombinim i mësimit të rregullt me e-përmbajtje dhe do të ofrojë burime të ndryshme dhe qasje të mësimit, kontroll të arritjeve të nxënësve dhe vlerësim të procesit arsimor nga institucionet kompetente. Çmimi është që të vendoset sistem fleksibil të arsimit nga distanca, i lehtë për shfrytëzim, i përshtatshëm për nevoja individuale, por edhe i shfrytëzueshëm për mësim në shkolla”, u theksua në dokumentin e MASH-it për vendim sistematik dhe të unifikuar për mësim nga distanca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button