Tetova organizon Koncert për Vitin e Ri

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se të hënën, më 31 dhjetor, me fillim nga ora 20:00, me rastin e Vitit të Ri, në sheshin “Iliria”, do të organizojë koncert me yjet e estradës shqiptare.

Edhe ky koncert është në kuadër të agjendës për festimin e Vitit të Ri, që paraprakisht është realizuar me shumë aktivitete të fokusuara në grupet sociale me nevoja të veçanta. Koncerti i Vitit të Ri, realisht e përmbyll këtë agjendë ndryshe në prag të ndërrimit të moteve.

Komuna e Tetovës fton gjithë qytetarët që jenë pjesë e këtij koncerti për të festuar bashkërisht Vitin e Ri 2013./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button