Facebook, masa kundër informacioneve të rreme

Kompania Facebook tha të martën se gjatë tremujorit të dytë të vitit hoqi 7 milion llogari për shkak se përhapnin informacione të rreme rreth koronavirusit, duke përfshirë kura të ekzagjeruara dhe mënyra false për mbrojtjen prej tij.

Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj, transmeton VoA.

Gjatë tremujorit të dytë, firma më e madhe në botë e mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhë të urrejtjes në aplikacionin e saj kryesor, nga 9.6 milion në tremujorin e parë.

Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse.

Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.

Kompania tha se po e zgjeronte politikën e saj për gjuhën e urrejtjes, duke përfshirë “përmbajtje që paraqesin njerëz të cilët lyejnë fytyrën me bojë të zezë, ose paragjykime rreth hebrejve që kontrollojnë botën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button