Ministria e Arsimit prezantoi opsionet, Hoti mbështet rikthimin e nxënësve në klasë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, transmeton EN.

Në një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, atë të Arsimit, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të arsimit, kryeministri Hoti kërkoi nisjen e përgatitjeve për vitin e ri shkollor, në pajtim me këshillat e ekspertëve shëndetësor.

“Kërkova nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, por gjithnjë duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19”, njoftoi ai, përmes një postimi në “Facebook”.

Gjatë këtij takimi, ministri i Arsimit shpalosi tri skenarët e mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-21.

“Ministri i Arsimit, Ramë Likaj theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Ai paraqiti tre skenarët e kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, të cilët janë: (A) Rikthimi në ambientet shkollore; (B) Mësimi i kombinuar; dhe (C) Mësimi nga platformat e ndryshme”, shkroi Hoti.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se do t’i jepet përparësi opsionit për pjesëmarrje fizike të nxënësve në procesin mësimor, por shtoi se skenarët do të zbatohen varësisht sipas kapaciteteve dhe mundësive të komunave, të cilat duhet të përcaktohen për njërin nga opsionet.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 80-të miratoi Planin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për zhvillimin e procesit arsimor gjatë vitit shkollor 2020/2021.

Ndërkohë Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që mësimi të fillojë të realizohet onllajn, përveç për klasat e para në të cilat nevojitet prani fizike e fëmijëve, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sot anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) e anuluan për nesër mbledhjen për protokollet, me të cilat duhet të konfirmohet mënyra për realizimin e mësimit nga 1 shtatori me të gjitha modelet e propozuara. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, mbledhja dje përfundoi pa konkluzione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button