Sërish Kerim kontrollon gazetat në Maqedoni

Të mërkurën u bë e ditur se kompania “Mireks Plus” Dooel ka blerë 33,3 % të pjesës së Media Print Maqedoni e cila mes tjerash boton gazetën “Vest”, “Utrinski Vesnik” dhe “Dnevnik” si dhe posedon shtypshkronjën “Grafiçki Centar”. 

Portali Libertas përmes Regjistrit qendror zbulon se Srgjan Kerim është kontakt personi për firmën “Mireks Plus” . Sipas dokumentit që e ka gjetur ky portal, depozita fillestare e “Mireks Plus” është 1,714 milionë euro, ndërsa adresa e postës elektronike e përmban emrin “kerim”.

Lidhur me Kerim i cili ka qenë ministër i jashtëm i Maqedonisë dhe që gjatë kohë është në udhëheqësinë e MPM, që nga koha kur firma i takonte VAC-it gjerman, u paraqit afera me 750 mijë eurot të futura në një shishe te vozitësi i tij, që policia ia konfiskon në kufirin hungaro-serb.

MPM më pas iu shit firmës ORKA Holding dhe vetëm për disa muaj pësoi ndryshime serioze. Fillimisht, sa erdhi në pozitë të kryeredaktorit të gazetës Dnevnik, Zoran Andonovski ai e lëshoi pozitën e tij, pasi që, sipas Libertas, dikush kishte botuar tekstin për grevën e mjekëve.

Edhe pasardhësi i tij, Viktor Donevski para 15 ditëve e bëri publik lajmin se do ta lëshon funksionin e tij, me pohimin se e presin oferta më të mira.

“Logjikisht, të gjitha ndodhitë e çuditshme që kanë ndodhur kohëve të fundit rreth gazetave, a nuk janë pasojë e depërtimit në MPM të një firme e cila person kontakti e ka Srgjan Kerimin?” pyet portali.

Sa për kuriozitet, nëse emri i firmës “Mireks” lexohet nga prapa do të del emri “Skerim” . Interesant është nëse është përdorur truku i udhëheqëses së famshme amerikane Operah e cila ka firmën në emrin e saj të quajtur Harpo, gjegjësisht emri i saj i lexuar nga pas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button