Sa u rrit pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë

Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg kanë shtuar dhjetëra miliarda dollarë në pasurinë e tyre që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Gjithashtu edhe shefi i Applet, Tim Cook, i është bashkuar klubit të miliarderëve.

Derisa themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, iu bashkua anëtarëve të ashtuquajtur “Klubi i Centimiliarderëve”, pasi pasuria e tij u rrit mbi 100 miliard. Pjesë e tij janë vetëm Jeff Bezos e Bill Gates, shkruan Independent.

Miliarderët amerikanë të teknologjisë tani zënë shtatë prej 10 vendeve të personave më të pasur në botë, transmeton KOHA.

Një rritje jashtëzakonisht të madhe të pasurisë e pati pronari i Amazonit, Bezos, me mbi 75 miliardë dollarë.

Pasuria e arritur që nga fillimi i vitit nga 10 personat më të pasur në botë është ekuivalente me GP-në e më shumë se 90 vendeve në botë.

Me pasuri të kombinuar prej 938 miliardë dollarëve, top 10 personat më të pasur renditen në mesin e top 20 vendeve të botës në aspektin e GDP-së, duke lënë prapa madje edhe Holandën dhe Arabinë Saudite.

Vetëm Bezos do të renditej në vendin e 54-të, menjëherë prapa Zelandës së Re dhe Katarit.

Pasuria e kombinuar edhe 100 njerëzve më të pasur gjithashtu ka shënuar rritje që nga fillimi i këtij viti, dhe me mbi 3.3 trilionë dollarë ka GDP më të madhe se Britania e Madhe.

Vetëm SHBA-ja, Kina, Japonia dhe Gjermania renditen më lartë.

Bezos tani ka pasuri prej 190 miliardë dollarë, që pasohet nga Bill Gates me 120 miliardë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button